“Meriton Çmimin Nobel për Paqen”, Vjosa Osmani mbështet presidentin Trump

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

“Donald Trump e meriton Çmimin Nobel për Paqen”. Kjo është deklarata e përmbledhur e presidents së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo e shfaqi hapur mbështetjen në një intervistë për revistën “Newsweek”, ku vlerësoi kontributin e tij në nisma që synojnë parandalimin e konflikteve në botë dhe forcimin e paqes në arenën ndërkombëtare.

Kur u pyet nëse do ta nominonte Trump për këtë çmim prestigjioz, për të cilin edhe vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk e ka fshehur ambicien, presidentja e Kosovës u shpreh se do ta bënte një hap të tillë nëse do të ishte në detyrë në momentin kur do të zhvillohen procedurat zyrtare të nominimit. “Sigurisht, nëse unë do të jem presidente në momentin kur nominimet të ndodhin”, deklaroi ajo.

Osmani theksoi se Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite.

Duke komentuar rolin e presidentit amerikan, theksoi se përpjekjet për të ndaluar konflikte dhe për të nxitur dialogun ndërkombëtar janë elemente që duhet të vlerësohen. Sipas saj, iniciativa të tilla janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit global.

Deklaratat e Osmanit u bënë gjatë Samitit të Qeverive Botërore në Dubai, ku ajo theksoi edhe një herë marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Presidentja nënvizoi se populli i Kosovës është thellësisht pro-amerikan dhe mirënjohës ndaj çdo administrate amerikane për mbështetjen e ofruar ndaj shtetit të Kosovës.

Share This Article