Merkato, Broja “ndihmon” Chelsea për të mundur Arsenal në garën për Jorrel Hato

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë në Amsterdam. Sipas shtypit britanik sulmuesi shqiptar, i cili është në pronësi të Chelsea, mund të jetë pjesë e marrëveshjes mes ekipit londinez dhe Ajax për shërbimet e mbrojtësit Jorrel Hato.

Siç dihet 19-vjeçari ka qenë në radarët e Arsenal prej javësh, por tratativat nuk kanë ecur për shkak se ekipi holandez nuk do të privohet prej shërbimeve të talentit për më pak se 40 milionë euro.

Këtë shifër Arsenal ka hezituar ta paguajë duke i dhënë mundësi Chelsea-t që të futet në këtë garë. Edhe për skuadrën e “Stamford Bridge” kjo është një shifër e madhe, por drejtuesit do të mundohen që të hapin tratativat me Ajax-in pasi janë të vetëdijshëm se kanë asin nën mëngë.

Kartoni i Armando Borjës do të vendoset nga Chelsea në tavolinën e tratativave me shpresën që Ajax të kërkojë më pak euro për Hato. Chelsea e di fare mirë se Ajax është mes klubeve që janë informuar pak javë më parë parë për gjendjen kontraktuale të Brojës në Londër dhe don të mundohen që të fusin në këtë operacion edhe shqiptarin.

Share This Article