Merkel: Deri tani Gjermania e ka kaluar testin e koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se deri tani Gjermania e ka kaluar testin e koronavirusit, por shtoi se nevojitet ende shumë punë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Deri tani e kemi kaluar këtë test mjaft mirë. Pjesa më e madhe e qytetarëve në vendin tonë kanë vepruar me kujdes, arsye dhe përgjegjësi ndaj të tjerëve”, theksoi Merkel.

Kancelarja konservatore deklaroi se shpresonte që lehtësimi i mëtejshëm i kufizimeve të koronavirusit do të ishte i mundur në kohën e duhur, por ajo ka besim se qytetarët do të vazhdojnë të veprojnë me përgjegjësi.

Megjithëse Gjermania ka patur numër të madh rastesh me koronavirus, numri i viktimave  mbetet relativisht i ulët.Numri i rasteve të reja ka rënë ndjeshëm pasi qeveria e Merkel aplikoi një sërë kufizimesh në muajin mars

Share This Article