Merkel: Europa e bashkuar duhet të përfshijë edhe Ballkanin Perëndimor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
SOPRON, HUNGARY - AUGUST 19: In this handout photo provided by the German Government Press Office (BPA), German Chancellor Angela Merkel makes a speech during an ecumenical church service as part of celebrations marking the 30th anniversary of the opening of the then-communist border to Austria, which became known as the Pan-European Picnic, at the Evangelical Church of Sopron on August 19, 2019 in Sopron, Hungary. On August 19, 1989, following a gathering known as the "Pan European Picnic" organized by Hungarians and Austrians, Hungarian border guards allowed East Germans who had been seeking to flee west to freely cross from Hungary into Austria. The event marked the beginning of the end of the Iron Curtain that divided Europe between communist East and capitalist, democratic West. The Berlin Wall fell only a short time later. (Photo by Guido Bergmann/Bundesregierung via Getty Images)

Dy muaj nga marrja e vendimit për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kancelarja Angela Merkel rithekson angazhimin e saj për zgjerimin me vendet e Ballkanit. Ajo i bëri deklaratat gjatë përkujtimit të “piknikut pan-Europian”, ngjarje që shënoi rënien e Perdes së Hekurt dhe solli bashkimin e Europës Perëndimore me atë Lindore.

Europa do të jetë e bashkuar vërtet kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Europian, tha të hënën kancelarja gjermane Angela Merkel.

Deklarata e saj përfaqëson një rikthim të fortë të angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, një ide jopopullore për disa qeveri të BE-së dhe shumë votues në Europën Perëndimore.

Një prej tyre presidenti francez Emmanuel Macron që është skeptik ndaj zgjerimit.

Merkel ishte duke folur në Hungari për shënimin e 30 vjetorit të “piknikut pan-Europian”, një ngjarje e vlerësuar si çasti kryesor gjatë rënies së Perdes së Hekurt që më pas solli bashkimin e Europës Perëndimore me atë Lindore.

Kancelarja tha se bashkësia europiane nuk do të ishte e plotë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në bllok.

“Nëse i shikoni gjërat nga pikëpamja gjeostrategjike dhe gjithashtu shikoni hartën, atëherë do të ketë vetëm një Europë vetëm kur asaj t’i bashkohen vendet e Ballkanit Perëndimor,” u tha Merkel gazetarëve në qytetin hungarez të Sopronit.

Gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të BE-së. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende kandidate, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova klasifikohen si “kandidatë të mundshëm”.

Si Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë të angazhuara në bisedime të anëtarësimit për vite me radhë.

Ministrat e BE-së vendosën në qershor të vonojnë vendimin për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në tetor, kryesisht për shkak të rezistencës së Francës dhe Holandës.

Share This Article