Merkel: Gjermania dhe SHBA-ja ndajnë bindjen e njëjtë për NATO-n

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë bindjen se NATO-ja është një aleancë e rëndësishme për politikën e sigurisë, tha të premten kancelarja gjermane, Angela Merkel kur u pyet për bashkëpunimin e ardhshëm me SHBA-në pas zgjedhjeve në këtë vend.

“Unë do të punoj me çdo president të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë për media në Berlin, duke shtuar se të dyja vendet janë udhëhequr nga vlera dhe interesa të ngjashme.

“Është e natyrshme që ka mendime të ndryshme, por ka edhe gjëra të përbashkëta. Sidomos kur bëhet fjalë për NATO-n; unë besoj që të dyja vendet besojmë se NATO është një aleancë e rëndësishme për politikën e sigurisë, në të cilën Gjermania merr pjesë”, tha Merkel.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërheqin një pjesë të trupave nga Gjermania, të cilat ishin vendosur aty që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi ka ardhur pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht Gjermaninë për mospërmbushje të angazhimeve ndaj NATO-s, përkatësisht të pagesës prej 2% të bruto prodhimit vendor për aleancën ushtarake./Rel/

Share This Article