Merkel: Gjermania i do Serbinë e Kosovën në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, siç citohet nga mediat e Beogradit, u ka thënë gazetaëve në Berlin se “mbi dialogun midis Beogradit e Prishtinës janë shfaqur re të zeza pas vendosjes nga Kosova të taksës ndaj mallrave serbe”, transmeton Koha.net.

Merkel gjatë bisedës me korrespondentët në Berlin ka tgkesuar se Gjermania ka interes të madh për integrimin europian të Serbisë dhe të Kosovës, se në këtë rrugë po ecet përpara, por, siç është shprehur ajo, për këtë është e nevojshme përtërirja e dialogut midis Beogradit e Prishtinës.

Taksa ka çuar prapa dhe jo nga ecja përpara, ka thënë Merkel, duke rikujtuar se në lidhje me këtë ka biseduar me liderët e Beogradit e të Prishtinës në takimin kohë më parë në Berlin.

“Tani duhet të shohim si ta përtërijmë dialogun. Kam biseduar me Aleksandar Vuçiqin, Hashim Thaçin, Ramush Haradnijn. Ende s’ka përparim në këptë çështje. Kemi ofruar takim në Paris dhe ka nevojë që për këtë të punohet edhe më shumë”, ka deklaruar kancelarja Merkel.

Share This Article