Merkel i bën thirrje Putinit të ndërhyjë në krizën kufitare në Bjellorusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të ndërhyjë në krizën e migracionit në kufirin Bjellorusi-Poloni në një apel për sponsorin kryesor të huaj të Minskut.

Sipas The Guardian, në një telefonatë, Merkel i tha Putinit se “shfrytëzimi i emigrantëve nga regjimi bjellorus ishte çnjerëzor dhe i papranueshëm dhe i kërkoi [Putinit] të ndikonte mbi regjimin në Minsk”, tha zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert.

Biseda erdhi vetëm disa orë pasi kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, akuzoi Putinin për “kontrollimin” e krizës në kufirin e Bjellorusisë me BE-në.

Polonia dhe Lituania kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, ku Aleksander Lukashenko është akuzuar për transportimin e azilkërkuesve nga Lindja e Mesme në kufijtë e BE-së, si hakmarrje për kritikat e bllokut për goditjen ndaj opozitës.

Share This Article