Merkel i kërkon Rusisë të gjejë përgjegjësit për rastin e Navalnyt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje Rusisë që të hetojë mbi rastin e opozitarit rus, Alexei Navalny, i cili dyshohet se është helmuar. Ajo ka kërkuar që të ndërmerren masa për dënimin e autorëve, pasi mjekët në Gjermani gjetën substancë toksikë në trupin e Navalnyt.

Kritiku i presidentit rus, Vladimir Putin, është alivanosur në aeroplan javën e kaluar, ndërsa u dërgua në Gjermani për trajtim.

“Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen,” tha Merkel në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Heik Maas, të hënën.

Po ashtu qeveria gjermane është shprehur të hënën për një helmim të mundshëm të Navalnyt. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert “për shkak se ka disa gjasa që mund të flitet për sulm helmues, mbrojtja është e nevojshme”. Qeveria gjermane ka kërkuar “transparencë të plotë” në sqarimin e rastit. “Dyshimi është, se Navalny është helmuar, për këtë ka disa raste të dyshuara në historinë më të re ruse”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk është thënë nga ana ruse. Nga Kremlini u tha se ishte e paqartë se si Navalny ishte sëmurë, raporton Reuters.

Ky incident mund të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të këqija midis Moskës dhe vendeve evropiane, të cilat e kanë akuzuar atë në të kaluarën për sulm ndaj disidentëve të Vladimir Putin, të cilat Rusia i mohon.

Mjekët në spitalin e Siberisë, që trajtuan së pari Navalnyn, thanë sot se ata kishin shpëtuar jetën e tij, por nuk kishin gjetur gjurmë helmi në trupin e tij.

Share This Article