Merkel: Ia vlen ta mbash Evropën të bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ia vlen ta mbash të bashkuar Evropën, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një fjalimi në Bundesrat.

Gjatë fjalimit në Bundesrat, trupi legjislativ që përfaqëson 16 landet e Gjermanisë në nivel federal, kancelarja bëri edhe prezantimin e vizionit të presidencës gjermane gjatë presidencës së radhës të BE-së.

“Pandemia tregoi prekshmërinë e Evropës. Evropa nuk është vetëm një dhuratë e historisë, por edhe një projekt për të cilin është punuar me përpjekje”, shtoi kancelarja.

”Kohezioni në BE është garantues i paqes dhe mirëqenies së kontinentit”, theksoi ajo.

Share This Article