ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 8 hours ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 8 hours ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 8 hours ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 8 hours ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Merkel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, përgjegjësi strategjike e BE-së

albnews by albnews
6 July, 2019
in Albania, Kosova
0
Merkel: Ballkani Perëndimor ka perspektive evropiane
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Bashkimi Evropian synon të mbështesë partnerët në Ballkanin Perëndimor në ardhmërinë e tyre evropiane dhe të lehtësojë përparimin e tyre drejt integrimeve, sepse kjo është përgjegjësi strategjike e bllokut.

Ajo i bëri këto komente në përfundim të takimit të kryeministrave nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me kolegët e tyre nga vendet anëtare të Bashkimit evropian në Poznan të Polonisë, për të diskutuar mbi procesin e anëtarësimit në bllok.

RelatedPosts

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

Asambleja e PS-së, Rama i hap rrugë zgjedhjeve në bashki: Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës

Takimi në Poznan është në vazhdën e atij që është quajtur procesi i Berlinit, i organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014, për të demonstruar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj aspiratave të rajonit për anëtarësim.

“Pra kjo nuk është një ngjarje që e bëjmë për të tjerët, por kjo është edhe në interesin tonë. Nëse e shihni peizazhin më të gjerë, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rrethuar me vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe këtë e shohim si përgjegjësi strategjike”, tha zonja Merkel, sipas së cilës janë shënuar përparime në rajonin e Ballkanit, por vështirësitë mbeten aty.

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, po kërkojnë garanci se rruga e anëtarësimit është e hapur, pasi që disa udhëheqës evropiane ngritën mëdyshjet për gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u zgjeruar.

Të hënën presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se “do të refuzoj çfarëdo zgjerimi para se të kryhen reforma të thella në funksionimin institucional të Bashkimit Evropian”. Zgjerimi kërkon mbështetje të njëzëshme të vendeve anëtare.

“Pajtohem me pikëpamjet e presidentit Macron se mekanizmat e BE-së duhet të përmirësohen”, tha kancelaria Merkel. “Nuk e shoh këtë si braktisje të negociatave për zgjerim”.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kritikoi sot Bashkimin Evropian për shtyrjen hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe i bëri thirrje bllokut që t’iu ofrojë vendeve të Ballkanit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian shtyu për në vjeshtë vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të mëdyshjeve të disa vendeve anëtare përfshirë Francën dhe Holandën.

Serbia dhe Mali i Zi, llogariten si favorit ndërsa Maqedonia e Veriut shpreson që marrëveshja me Greqinë rreth emrit të saj, do t’i hapë dyert e BE-së.

Serbia megjithatë, nuk mund të përparojë në proces pa një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë, shkruan Zëri i Amerikës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të premten në Poznan se dallimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse janë të mëdha mund të zgjidhen por ekziston një rrafsh më i gjerë politik, ku duhet të merren vendime të guximshme, tha ai duke theksuar se duhet një kuadër i një marrëveshjeje mbi bisedimet për njohjen e ndërsjellë të të dyja vendeve në kufijtë ekzistues të tyre.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nuk e kupton “çka do të thotë njohje e ndërsjellë, sepse për ne nuk është e domosdoshme njohja nga Prishtina”.

Beogradi akuzon Prishtinën se ka bllokuar procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me vendosjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në nëntorit të vitit të kaluar dhe kërkon heqjen e menjëhershme të tyre, ndërsa Prishtina akuzon Beogradin për kushtëzim bisedimesh.

Qëndrimet e pandryshuara të palëve bënë që të dështojë edhe një nismë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në fillim të këtij muaji për ripërtëritjen e bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve që aspirojnë integrimet evropiane.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result