Angela Merkel dje Boris Johnson e kundërshtuan idenë për të riintegruar në këtë çast Rusinë në G7 një ide e paraqitur nga SHBA-ja.
Kancelarja gjermane pranoi disa përparime të lehta në aplikimin e marrëveshjeve të paqes në Ukrainën lindore, gjatë një konference për shtyp me homologun e saj britanik në Berlin.
“Nëse do të ketë vërtetë progrese atje, atëherë do të kemi një situatë të re. Megjithatë ende nuk ka mjaftueshëm përparime”, tha ajo.
Boris Johnson, që po zhvillon në Gjermani vizitën e tij të parë jashtë vendit si kryeministr, mbështeti kancelaren në këtë çështje.