Merkel: Marrëveshja për Brexit, praktikisht e pamundur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi kryeministrin britanik, Boris Johnson se një marrëveshje për Brexit-in do të qe jashtëzakonisht e pagjasë, për shkak të propozimeve të reja nga ana e Londrës për Irlandën, tha një burim i Downing Street.

Biseda telefonike midis dy liderëve u bë në një kohë kur në Bruksel po zhvillohen bisedime të vështira, për të shmangur një largim pa marrëveshje më 31 tetor, mbi bazën e një projekti të paraqitur të mërkurën e kaluar nga Boris Johnson.

Sipas po të njëjtit burim, duke patur parasysh përmbajtjen e bisedës, marrëveshja është praktikisht e pamundur për Downing Street-in.

“Nuk ka ndryshuar gjë nga negociatat e ditës së hënë dhe modifikimet e paraqitura nga Londra, tani për tani, nuk përbëjnë ndonjë ndryshim të madh”, tha një burim europian në Bruksel./ATSH/

Share This Article