Merkel: Marrëveshje vetëm nëse Britania e lë Irlandën Veriore në Unionin doganor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka thënë kryeministrit britanik Boris Johnson se nuk ka të ngjarë të arrihet një marrëveshje e Brexit, përveç nëse Britania e Madhe lë Irlandën Veriore në Unionin doganor.

“Merkel tha se Gjermania mund të largohej nga BE pa asnjë problem nëse dëshiron, por që Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta bënte këtë nëse Irlanda Veriore nuk mbetej në bashkimin doganor,” transmeton  Reuters, duke cituar burime të veta.

Merkel gjithashtu tha që ajo mendoi se BE kishte një veto në daljen e Britanisë nga bashkimi doganor.

Sipas Reuters, biseda “ka vendosur një pozicion të ri që do të thotë se është e pamundur të arrihet një marrëveshje mbi Brexit tani ose në të ardhmen”.

Share This Article