Kancelarja gjermane, Angela Merkel është e kënaqur me zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë
“Kjo është vetëm një lajm i vogël, por shumë i rëndësishëm që ka të bëjë shumë me luftën dhe paqen, si dhe me stabilitetin”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në një takim të CDU-së në Trinvillershagen. Sipas saj, “Me Marrëveshjen e Prespës, rruga e vendit është e hapur”.
Parlamenti grek miratoi dje Marrëveshjen e Prespës.