Merkel ndryshon ligjin e pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të hënën e ardhshme nuk do të zhvillohet asnjë samit mes qeverisë dhe landeve dhe ky samit nuk do të mbahet as javët që pasojnë, deklaroi zëdhënësja e Angela Merkel, Ulrike Demmer në një konferencë për shtyp.

Në vend të kësaj, qeveria federale dhe landet kanë vendosur sot modifikimin e ligjit për mbrojtjen e shëndetit.

Në të do të miratohen masat nëse incidenca javore ngrihet në mbi 100.

”Qëllimi është veprim i unifikuar në luftën kundër pandemisë”, vuri në dukje Demmer.

Zëdhënësja shtoi se “vendimi u mor në marrëveshje me landet”.

Pyetjes nëse do të mënjanohet bllokimi, Demmer iu përgjigj negativisht.

”Jo, nuk do të bëja një dallim midis përdorimit të detyrueshëm të frenimit emergjent dhe një bllokimi sepse ato ndjekin të njëjtin qëllim”, deklaroi Demmer.

Share This Article