Merkel në përpjekje që ta bindë Makronin të mos bllokoi hapjen e negociatave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelaria gjermane Angela Merkel nesër pritet ta bindë presidentin francez Emanuel Makron, që të mos e bllokojë datën e hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Por gjithnjë e më të fuqishëm janë zërat se Parisi nuk do të heqë dorë nga miratimi i strategjisë së re për bisedimet gjë që do të shtynte dhënien e datës për vitin e ardhshëm.

Sipas Radios Evropës së Lirë, në draft konkluzionet e përgatitura nga Finlanda, si kryesuese e BE-së parashikohet që konferenca e parë ndërqeveritare, të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2020.

Megjithatë kryeministri Zoran Zaev nuk ka humbur optimizmin. Sipas tij çështja e metodologjisë së zgjerimit të BE-së nuk duhet të shtyjë dhënien e datës.

Share This Article