Merkel nuk do të marrë pjesë në G7 e Trumpit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk do të marrë pjesë në një takim ballë për ballë në SH.B.A me udhëheqësit e ekonomive më të mëdha të botës nëse Donald Trump  vendos ta mbajë mbledhjen, nëse kursi i përhapjes së koronavirusit nuk ndryshon deri atëherë, tha zyra e saj.

Pas anulimit të samitit të G7, i planifikuar fillimisht nga 10 deri në 12 qershor në Camp David, Trump tha një javë më parë se po mendonte për mbajtjen e një takimi të liderëve botërorë sepse do të ishte një “shenjë e shkëlqyeshme për të gjithë” se gjërat po kthehen në normalitet gjatë pandemisë.

Menjëherë pas këtij njoftimi, Merkel sugjeroi që ajo ende nuk e kishte ndarë mendjen nëse do të merrte pjesë personalisht ose me video konferencë, por zyra e saj i tha të shtunën agjencisë së lajmeve DPA se ajo e kishte marrë një vendim.

“Deri më sot, duke pasur parasysh situatën e përgjithshme të pandemisë, ajo nuk mund të angazhohet dhe të marrë pjesë personalisht,” tha zyra e saj. Shtoi se kancelaria do të vazhdojë të monitorojë situatën e koronavirusit në rast se gjërat do të ndryshojnë.  The Guardian

Share This Article