Me rastin e 75-vjetorin të çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit, kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi që njerëzimi duhet ta kujtojë gjithmonë Holokaustin dhe të luftojë çdo formë të antisemitizmit dhe racizmit.
”Duhet të sigurohemi që të gjithë europianët të ndihen të sigurt”, deklaroi dje kancelarja Merkel, në një koncert bamirësie në Operën Shtetërore të Berlinit, me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, i cili ishte gjithashtu i pranishëm, deklaroi se ”nuk mund të lejojmë që historia e Holokaustit të rishkruhet dhe të abuzohet për qëllime politike”.
“Kemi detyrimin t’i tregojmë botës çfarë ndodhi”, shtoi ai.
Qeveria gjermane deklaroi se të ardhurat nga koncerti do të shkonin për fondacionin ”Aushvic-Birkenau”.