Merkel përjashton mundësinë e riorganizit të qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përjashtoi një një riorganizim të kabinetit të saj, pasi rivali i saj i dikurshëm Friedrich Merz theksoi se ai dëshironte të merrte postin e ministrit të Ekonomisë.

Pasi u mund sot në garën për kryesimin e Partisë Kristian-Demokrate (CDU), Merz shkroi në Twitter se i kishte propozuar kreut të ri të CDU-së, Armin Laschet për të marrë drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Por një zëdhënës i qeverisë theksoi se kancelarja, Angela Merkel nuk kishte planifikuar një riorganizim të qeverisë.

Duke folur pas fitores së tij, Laschet i tha kongresit se parashikonte të fliste me Merz për kontributin e tij të ardhshëm në parti.

Share This Article