Merkel publikon foton me Ramën: Është edhe artist

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Faqja zyrtare e Angela Merkel në Instagram ka publikuar një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama. Fotografët kanë kapur momentin kur Rama i dhuron kancelares gjermane librin e tij si suvenir.

“Kancelarja Merkel mirëpret Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli kancelares librin e tij të fundit si një suvenir”, shkruhet në faqen e Merkel.

Rama dhe Merkel zhvilluan sot një takim rreth 50 minuta, ku temë qëndrore e diskutimeve ishte hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Share This Article