Merkel refuzon kërkesën e Greqisë për embargo armësh ndaj Turqisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel hodhi poshtë kërkesën e Greqisë për të vendosur një embargo armësh të BE-së ndaj Turqisë, duke nënvizuar angazhimet strategjike të Berlinit brenda aleancës së NATO-s.

“Çështjet në lidhje me eksportet dhe dërgesat e armëve duhet të diskutohen brenda aleancës së NATO-s”, tha ajo, duke shtuar se shumica e anëtarëve të BE-së ishin gjithashtu anëtarë të aleancës së mbrojtjes.

Gjatë diskutimit të djeshëm, një shumicë e udhëheqësve europianë kundërshtuan një embargo armësh ose sanksione të rrepta ekonomike duke zgjedhur në vend të tyre një përqasje më të butë.

Merkel tha se do të vazhdojnë diskutimin e tyre mbi Turqinë në javët e ardhshme dhe se qeveria e saj do të presë një raport nga kreu i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në lidhje me marrëdhëniet Turqi-BE përpara se të bëjë ndonjë vlerësim të mëtejshëm të çështjes./ATSH/

Share This Article