Merkel: Rekomandim pozitiv për Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në konferencën për shtyp të Angela Merkelit me kryeministren e Serbisë, një konferencë kjo që sapo ka përfunduar, kancelarja gjermane deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e Negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Kancelarja u pyet lidhur me opinionin e Francës dhe Hollandës, por zgjodhi të përgjigjej kështu:

“Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun Gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninen e Veriut ashtu dhe për Shqiperinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”, deklaroi Merkel.

Share This Article