Merkel: Të mos përsëritet kriza e refugjatëve e vitit 2015

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është e vendosur që të parandalojë përsëritjen e krizës evropiane të refugjatëve, e cila arriti kulmin në vitin 2015.

“2020-ta nuk është 2015-ta”, tha Merkel në një forum ekonomik, në Berlin, ku mori pjesë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, vendi i të cilit po përballet me një fluks të madh migrantësh, pas hapjes nga Turqia të kufirit të saj, më 29 shkurt.

Ajo i siguroi qytetarët se politikanët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të problemit dhe për ta vënë nën kontroll migracionin, një qëllim që deri tani është shmangur nga vendet e ndara anëtare të BE-së.

Merkel i quajti veprimet e Turqisë si të papranueshme./ATSH/

Share This Article