Merkel tentoi ta ushqente, papagalli e kafshon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një incident i papritur i ndodhi kancelares gjermane në turneun e saj të lamtumirës.

Edhe pse ajo donte të tregonte ndjenjat e saj miqësore ndaj papagallëve, njëri prej tyre e kafshoi atë në praninë e kamerave.

Foto/  Kur papagalli kafshoi Merkelin që tentoi  ta ushqente

Kancelarja, e cila po bën turneun e saj të lamtumirës në zonën e saj zgjedhore, Mecklenburg-Pomerania, duke mbështetur kandidatin e saj për vendin, Georg Gooder, ishte në një park zogjsh, dje të enjten (23 shtator).

Ajo filloi të ushqejë para kamerave një tufë papagallësh  me ushqim të mirë, një përzierje të polenit të tharë, fruktozës, grurit dhe ujit.

Foto/  Kur papagalli kafshoi Merkelin që tentoi  ta ushqente

Duket se oferta ishte  e parezistueshme për zogjtë, me të paktën 10 prej tyre që e rrethuan kancelaren . Por njëri prej tyre, në vend të “nektarit” që iu ofrua nga kancelarja,  preferoi Merkelin, duke kafshuar kancelaren.

Share This Article