Merkel: Turqia luan rol qendror në luftën kundër migrimit të paligjshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Nuk mund të injoroni Turqinë. Turqia, anëtare e NATO-s, luan rol qendror për BE-në në luftën kundër migrimit të paligjshëm drejt Evropës”, ka theksuar kancelarja Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi se Turqia luan rol qendror për Bashkimin Evropian (BE) në luftën kundër migrimit të paligjshëm drejt Evropës.

Gazeta “Jüdische Allgemeine”, transmetoi fjalët e Merkel-it lidhur me Turqinë gjatë vizitës së saj në Institutin Kombëtar të Studimeve të Sigurisë në Kuds.

“Nuk mund të injoroni Turqinë. Turqia, anëtare e NATO-s, luan rol qendror për BE-në në luftën kundër migrimit të paligjshëm drejt Evropës. Turqia ka synime të mëdha dhe ndodhin shumë zhgënjime në marrëdhëniet. Duhet të gjenden marrëveshje pragmatike edhe nëse qëndrimet për çështjet kryesore ndryshojnë. Duhet të vazhdojmë të flasim me njëri-tjetrin”, u shpreh Merkel lidhur me një pyetje rreth Turqisë.

Share This Article