Merkel u bën thirrje të fortë qytetarëve: Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ajo gjithashtu është shprehur së nëse të gjithë do të heqin dorë nga çdo festë që nuk është e nevojshme dhe të reduktojnë daljet jashtë shtëpisë atëherë do të mund që të përmbysin rendin rritës të infeksionit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë për shtyp u ka kërkuar sot qytetarëve të Gjermanisë që të bëjnë të pamundurën për të reduktuar në maksimun çdo marrëdhënie të panevojshme me njëri-tjetrin. Ajo gjithashtu është shprehur së nëse të gjithë do të heqin dorë nga çdo festë që nuk është e nevojshme dhe të reduktojnë daljet jashtë shtëpisë atëherë do të mund që të përmbysin rendin rritës të infeksionit.

 “Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm, nga çdo festë që nuk është vërtetë e nevojshme. Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur. Se si do të jetë dimri, se si do të jenë Krishtlindjet, do të vendoset në ditët dhe javët e ardhshme. Nëse secili prej nesh redukton tashmë në mënyrë domethënëse numrin e takimeve jashtë familjes së tij për disa kohë, ne mund të jemi të suksesshëm në ndalimin dhe përmbysjen e trendit të rritjes së infeksioneve”, deklaroi Merkel.

Gjermania që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 358,163 raste povitive me koronavirus ndërsa  9,838 persona kanë humbur jetën.

Share This Article