Korrespondenti i televizionit Sky News për Evropë, Adam Parsons, ka raportuar se kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se vaksinimi do të jetë obligativ nga shkurti i vitit të ardhshëm.
Gazetari ka raportuar nga konferenca për medie e udhëheqësve gjermanë, të cilët diskutuan për masat e mëtejme kundër pandemisë në kohën kur ekonomia më e fuqishme evropiane po përballet me valën e katërt të infeksioneve.
Qeveria gjermane do të vendosë edhe kufizime të reja rreth kontakteve sociale për të pavaksinuarit. Mediet lokale po i përshkruajnë masat si “izolim për të pavaksinuarit”.
Gazeta Express më herët të enjten raportoi se gjermanët mund të përballen me masa të reja, sidomos ata që nuk janë vaksinuar.

