ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve 7 hours ago
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren 10 hours ago
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 11 hours ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 11 hours ago
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Merkeli të martën në Tiranë takon Ramën e Kurtin e Zaev

albnews by albnews
11 September, 2021
in Albania
0
Merkeli të martën në Tiranë takon Ramën e Kurtin e Zaev
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vizita e kancelares Angela Merkel në Tiranë, ditën e martë, shihet se do i japë mbështetje bashkëpunimit rajonal brenda perspektivës së Bashkimit Evropian. Në Prishtinë pritet qëndrimi që kancelarja do të mbajë mbi nismën “Ballkani i Hapur”, të cilën Kosova e kundërshton.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet javë e ardhshme t’i japë mbështetjen e fundit zyrtare axhendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

RelatedPosts

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

PD kërkesë për interpelancë urgjente: Rama të japë sqarime për takimin në Aruba

Rama për nanoteknologjinë: Pres të punojmë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj

Takimi në Tiranë më 14 shtator me kryeministrin Edi Rama do e vërë theksin te çështjet ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Në kryeqytet do të ndodhet të martën edhe kryeqeveritari i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeziu: Samitit të radhës të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që pritet të mbahet në Slloveni më 6 tetor të këtij viti, po i paraprinë një vizitë e kancelares Merkel në rajon. Ky është mesazh i fuqishëm e mbështetës për Procesin e Berlinit, për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës evropiane dhe po ashtu mesazh edhe për rolin e rëndësishëm që Gjermania ka në gjithë këtë proces. Andaj në takimin që pritet të mbahen gjatë javës së ardhshme në Tiranë, mes kryeministrit Kurti dhe kancelares Merkel pritet të bisedohet për bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit dhe për çështje dhe tema bilaterale në interes të dy vendeve tona.

Për nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, vizita e Merkelit ka rëndësi të jashtëzakonshme për rajonin.

“Vizita e zonjës Merkel në Ballkan është e rëndësisë së jashtëzakonshme, e dimë që zonja Merkel ka qenë ideatorja kryesore e themelimit të Procesit të Berlinit në vitin 2014. Është mëkat që ajo s’do të vazhdojë të paktën në pozicionin e saj të angazhohet për të promovuar Ballkanin Perëndimor në kuptim të integrimit në BE. Por është mesë e rëndësishme që të paktën në përmbyllje të mandatit të bëjë edhe një vizitë të fundit në këto vende.”

Kancelarja në largim ideoi Procesin e Berlinit në vitin 2014, duke u lënë vendeve të rajonit si detyra zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, fqinjësinë e mirë dhe ndërlidhjen mes popujve përpara se të aderojnë në BE.

Këtë vit, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dolën veçmas me “Ballkanin e Hapur”, një nismë të cilën Gjermania e ka përshëndetur.

Por Demush Shasha që drejton Institutin e Kosovës për Politikat Evropiane, thotë se nisma duhet të ketë aprovimin edhe të Bashkimit Europian.

 “Kancelarja do të e bëjë jashtëzakonisht të qartë se iniciativa e ‘Open Ballkan’ nuk do të ketë mbështetjen e Qeverisë Gjermane, pastaj të BE-së si tërësi. Kjo është e para që besoj do të thuhet, jo aq zëshëm në publik, por patjetër në takimet e mbyllura. E dyta, nëse kjo e para nuk ndodh është se zonja Merkel do të bëjë të qartë se iniciativa “Open Ballkan”, ashtu siç është konceptuar dhe nisë nuk do të ketë mbështetjen gjermane nëse nuk inkorporohet brenda Procesit të Berlinit. Pra me fjalë të tjera, samitet siç i kemi pa deri tani në Novi-Sad, Tiranë, Ohër nuk do të zhvillohet në këtë formë, por do të jenë në koordinim të plotë me BE-në dhe si të tilla do të kenë aprovimin e BE-së. Njëra nga këto dyja do të ndodhë.”

Kancelarja Merkel do e nisë turin ballkanik të hënën me Serbinë, ndërsa në Tiranë do të takojë edhe kryeqeveritarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, vizita lamtumire këto përpara largimit të saj nga politika.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

29 September, 2025
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

29 September, 2025
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result