Merr detyrën Besnik Emini, komandanti i parë shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Besnik Emini merr detyrën komandant i brigadës së parë të makinerisë këmbësore në komandën e përbashkët operative në shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

Emini si shqiptar i parë në këtë pozicion zë vendin e Dragan Kovaçkit, i cili në shkurt të këtij viti u emërua nga ish presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa presidenti aktual Stevo Pendarovski abrogoi vendimin e paraardhësit të tij. Emërimi i Eminit u bë pa prezencën e mediave, praktikë kjo e cila nuk është zbatuar asnjëherë deri më tani nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë./Alsat

Share This Article