Merr fund arratia 9 vjeçare! Arrestohet në Londër pengmarrësi shqiptar (EMRI)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Police at the scene after a car collided with the gates of Downing Street in London in London, Thursday, May 25, 2023. Police say a car has collided with the gates of Downing Street in central London, where the British prime minister's home and offices are located. The Metropolitan Police force says there are no reports of injuries. Police said a man was arrested at the scene on suspicion of criminal damage and dangerous driving. It was not immediately clear whether the crash was deliberate. (AP Photo/Alastair Grant)

Shqiptari është arrestuar nga skuadra ekstradimeve por nuk jepen të tjera detaje se çfarë statusi qëndrimi kishte në Angli.

Arrestohet pas 9 vitesh Roland Beqiraj, shqiptari i cili ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare nën dyshimin se u përfshi në një peng marrje në vitin 2014.

“Top Channel” duke iu referuar dokumenteve gjyqësore, paraqitur në gjykatën e ekstradimeve në Londër, raporton se ndaj 30-vjeçarit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Shqiptari është arrestuar nga skuadra ekstradimeve por nuk jepen të tjera detaje se çfarë statusi qëndrimi kishte në Angli.

Në fletë-arrestin e lëshuar nga drejtësia shqiptare thuhet se “Roland Beqiraj në  datë 11/09/2014 në territorin shqiptarë i hoqi lirinë në mënyrë të padrejtë, kundra dëshirës së tij shtetasit tjetër shqiptarë Elton Visha”

Procesi ekstradimit ndaj tij do të vijojë në 02/10/2023 ora 10:00,  ga ku gjykatësi DJ Griffiths, do të lexojë vendimin për këtë kërkesë ekstradimi nga shteti shqiptarë. Deri në këtë datë Roland Beqiraj do të qëndrojë i lirë me kusht pasi të afërmit kanë vendosur një garanci pasurore prej 5.000 sterlinash.

Atij i është marrë pasaporta shqiptare dhe çdo të hënë i duhet të paraqitet në stacionin policor në Colindale të Londrës./Dosja.al

Share This Article