Merr fund arratia/ Plagosi 30-vjeçarin në Shijak, vihet në pranga 18-vjeçari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kledi Çyrbja, autori i plagosjes së 30-vjeçarit, Saimir Bega ditën e sotme në Shijak është vendosur në pranga nga policia.

Sipas policisë, 18-vjeçari Çyrbja ka plagosur Began për motive të dobëta me armë zjarri të llojit pistoletë. Bega ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Shijak, kur shërbimet e policisë kanë marrë njoftimin për të shtëna. Uniformat blu kanë identifikuar autorin i cili është larguar pas plagosjes.

Policia ngriti pika kontrolli, duke kryer vëzhgimet e nevojshme në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohej se mund të ishte fshehur 18-vjeçari, derisa arriti ta prangosë pasditen e sotme.

Në vijim të informacionit të dhënë mesditën e sotme, për plagosjen me armë zjarri të një 30-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta, është vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi K. Ç., 18 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article