Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari është marrë në mbrojtje pas deklaratës së saj të fortë në Kuvend se është kërcënuar. Për këtë që ajo tha se i ka ndodhur në zyrat e Kuvendit, ka lajmëruar edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin.
“Merrni masa përpara se të kemi ndonjë viktime në Parlament”, u shpreh ajo ne Parlament.
Pikërisht për këtë rast, Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha pak ditë më parë në një emision televiziv se kanë nisur procedurat për hetimin e rastit, ndërsa janë marrë masat për shtimin e masave të sigurisë për deputetët.