Merret vendimi i fundit, vjen “viktima” e tretë nga radhët e trajnerëve të Superiores

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diego Longo është trajneri i tretë që shkarkohet nga drejtimi i një klubi të Superiores. Klubi durrsak i kanë komunikuar vendimin trajnerit italian, teksa humbjet në Laç dhe ndaj Vllaznisë nuk janë përtypur.

Teuta është klubi i tretë në elitë që largon trajnerin në start, teksa fillimisht këtë hap kanë ndjekur Laçi dhe Kukësi. Menjëherë në klubin durrsak kanë filluar të qarkullojnë zëra për një rikthim të mundshëm të Edi Martinit, por kjo mbetet për t’u parë në orët në vijim.

Teuta ndodhet në vendin e tetë me vetëm 4 pikë (me një ndeshje më pak, atë ndaj Partizanit) dhe shumë larg obejtiktivit për të qenë minimalisht mes katër më të mirëve në Superligë.

Share This Article