Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, ka miratuar shpërblimin financiar për pensionistët dhe kategoritë e veçanta të përfituesve me rastin e festave të fundvitit.

Sipas vendimit, pensionistët që marrin pension deri në 20,000 lekë, si edhe disa kategori të tjera përfituesish, do të marrin një shpërblim prej 15,000 lekësh.

Ndërsa pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfituesit e trajtimeve të veçanta do të përfitojnë një shpërblim prej 10,000 lekësh.

Njoftim për mediat

Agjencia për Media dhe Informim

Tiranë, 26 nëntor 2025 – Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit. 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.

Share This Article