ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë 5 hours ago
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge 6 hours ago
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1 6 hours ago
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2 6 hours ago
Humbje e rëndë për United te Brentford 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Merrni leje tek zyra e shtypit për daljet në TV”/ Gjekmarkaj përplaset me Bashën dhe Rushajn: Jam intelektual, s’bëhem vartës

albnews by albnews
26 September, 2021
in Albania
0
“Merrni leje tek zyra e shtypit për daljet në TV”/ Gjekmarkaj përplaset me Bashën dhe Rushajn: Jam intelektual, s’bëhem vartës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Po ashtu, gjatë mbledhjes së djeshme, kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Alfred Rushaj kërkoi që për daljet mediatike, deputetët të koordinohen me zyrën e shtypit. Duke përcaktuar kështu linjën e përbashkët.

Mbledhjet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë shoqëruar me debate të forta mes deputetëve dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Jo më larg se dje, të shtunën Lulzim Basha mblodhi deputetët për t’i komunikuar vendimin se opozita i qëndron qasjes se duhet të marrin pjesë fizikisht në komisionet parlamentare.

RelatedPosts

Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

Po ashtu, gjatë mbledhjes së djeshme, kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Alfred Rushaj kërkoi që për daljet mediatike, deputetët të koordinohen me zyrën e shtypit. Duke përcaktuar kështu linjën e përbashkët.

Kjo kërkesë e Rushajt nuk është pranuar nga deputeti i Lezhës, Agron Gjekamarkaj i cili me tone të larta i ka bërë të qartë drejtuesve të PD se ai nuk mund të kthehet në vartës i zyrës së shtypit dhe nuk do ta respektojë këtë vendimmarrje. Me tone të larta, Gjekmarkaj nuk e ka pranuar kërkesën e Rushajt, duke u shprehur se nuk do të marrë leje për asnjë nga daljet e tij në publik, e as për qëndrimet.

DEBATI I PLOTË BRENDA PD-së:

Lulzim Basha: Ajo që dua nga secili prej jush është që të jeni që të bëheni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e qytetarëve. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve, ndaj është detyra jonë t’i bëjmë publike problematikat e tyre. Ndaj në PD do të ketë një strukturë funksionale për të koordinuar problematikat e qytetarëve dhe propozimet konkrete që do vijnë nga degët dhe deputetët demokratë. Sigurisht që publikimi i këtyre fakteve duhet të bëhet në koordinim të plotë me dy përfaqësuesit e grupit parlamentar që do të merren me këtë organizim. Dua që të mos jemi kaotik në denoncimin e çdo problematike, por të jemi të koordinuar me zyrën e shtypit.

(Kreu i PD largohet nga mbledhja për t’u rikthyer sërish pas pak çastesh)

Alfred Rushaj: Në vijim të asaj që tha kryetari sa i takon organizimit të daljeve mediatike, kërkoj mirëkuptimin tuaj për të njoftuar për çdo dalje mediatike zyrën e shtypit. Do të doja të mos konfirmonit dalje meditiake, pa marrë fillimisht dakordësinë e zyrës së shtypit dhe pa koordinuar mesazhin politik për temat që do të diskutoni në debatet ku do të merrni pjesë apo intervistat që do të jepni.

Agron Gjekmarkaj (ngre zërin): Unë po jua them këtu që ta dini. Unë nuk bëhem vartës i zyrës së shtypit. Kjo parti këtë problem ka pasur 8 vite që nuk lejon individët të thonë atë që mendojnë, por i nxjerr të cicërojnë në deklarata shtypi me letër përpara. Secili duhet të ketë individualitetin e tij. Po e theksoj edhe njëherë unë nuk i marr leje askujt për daljet e mia, për të qenë në debate apo për të dhënë intervista. Jam intelektual dhe kam mendimin tim, të cilin do ta shpreh kudo që unë do të shkoj!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

27 September, 2025
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

27 September, 2025
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

27 September, 2025
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result