Merz telefonon liderin e SPD/ Gjermania drejt ‘koalicionit të madh’?

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Filipp Piatov, BILD

Zgjedhjet federale përfunduan! Por pokeri i pushtetit sapo ka filluar. Rezultatet janë domethënëse: CDU/CSU ka fituar qartë, SPD ka pësuar një disfatë historike dhe AfD e krahut të djathtë është bërë forca e dytë më e fortë.

FDP dhe BSW nuk futen dot në Bundestag – dhe ky është një lajm i mirë për CDU/CSU.

Sepse është e qartë: lideri i CDU-së, Friedrich Merz, ka nevojë vetëm për SPD-në për të formuar një koalicion dhe për t’u bërë kancelar.

Ai NUK është i varur nga të Gjelbrit për një shumicë qeveritare. Kjo shmang skenarin tmerrues në CDU/CSU.

Por edhe një aleancë dypalëshe me SPD-në nuk është një sukses i sigurt. Gjatë fushatës zgjedhore, Merz premtoi një kthesë të vështirë në politikën e emigracionit dhe e bëri atë një kusht për koalicionin. Ndër të tjera, Merz dëshiron të refuzojë të gjithë emigrantët e paligjshëm në të gjithë kufijtë gjermanë. Nëse partitë e tjera nuk pranojnë, shpjegoi Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann, gjatë fushatës zgjedhore, atëherë ato nuk do të qeverisin.

SPD e klasifikoi refuzimin e të gjithë emigrantëve pa leje hyrjeje, përfshirë azilkërkuesit, si të paligjshëm – dhe një rrezik për Evropën.

Merz tani duhet ta zgjidh këtë nyjë. Sipas informacioneve të BILD, qarqet e CDU/CSU po mendojnë për “përjashtimin” e çështjes së emigrantëve nga negociatat për koalicionin – dhe ta trajtojnë atë si një pikë më vete. Megjithatë, është plotësisht e paqartë nëse formalitete të tilla do të mjaftojnë për të arritur një marrëveshje me SPD-në.

Synimi i Merz është që një qeveri e re të krijohet më së voni deri për Pashkë (20/21 prill). Sipas ARD, kreu i CDU-së telefonoi kryetarin e SPD-së, Lars Klingbeil të dielën në mbrëmje dhe ofroi bisedime të shpejta.

Siç kishte raportuar më parë BILD, negociatat e koalicionit nuk do të fillojnë përpara datës 6 mars. Kjo për shkak të karnavaleve në Rheinland, por edhe për shkak të zgjedhjeve të ardhshme shtetërore në Hamburg më 2 mars.

Deri atëherë, negociatat do të vazhdojnë në sfond. Sa më konfidenciale. Në kërkim të një kompromisi për çështjen e emigracionit. Merz duhet të jetë në gjendje të mbajë premtimin e tij dhe Klingbeil nuk duhet të ofendojë partinë e tij. Një detyrë e madhe…

Share This Article