Connect with us

Albania

Mes diellit, palmave dhe ankthit, jeta e afganëve në Shqipëri

Published

on

“Aty është dielli, valët blu të Adriatikut, pishina e fëmijëve. Por brigjet mikpritëse të Shqipërisë nuk i ngushëllojnë afganët e evakuuar në vendin e vogël të Ballkanit për traumat e humbjes së gjithçkaje ndërsa nuk dinë asgjë për të ardhmen”. Kështu e hap artikullin “Tv5 Monde” lidhur me pritjen që Shqipëria u bëri afganëve.

Fizikisht jam këtu, por zemra ime është në Afganistan” tha Latifa Frotan 25 vjeçe, e cila mbërriti në Shqipëri në fund të gushtit pasi talebanët morën pushtetin. Kjo aktiviste për të drejtat e grave, një ish-punonjëse e Ministrisë së Brendshme në Kabul, përpiqet të mbajë lotët kur flet për të afërmit e saj që kanë mbetur në Afganistan.

Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë, ku paga mesatare është 460 euro, është zotuar të strehojë përkohësisht 4,000 afganë, shumë prej të cilëve ëndërrojnë Shtetet e Bashkuara.

Për momentin, afro 700 gra, burra dhe fëmijë janë akomoduar në hotele me pesë yje, të paguar nga OJQ-të amerikane, me pishina, parqe dhe terrene sportive, si në Durrës dhe Shëngjin, në brigjet e Adriatikut” vijon më tej shkrimi.

Advertisement

Këta njerëz ikën nga terrori, ata janë të traumatizuar dhe do të ishte çnjerëzore t’i fusim në kampe”, shprehet kryeministri shqiptar Edi Rama.

Por luksi duket pak përballë dëshpërimit. “Ne jemi me fat që jemi këtu, kemi të gjitha shërbimet që na duhen por jemi të shqetësuar për familjen tonë” thotë Latifa.

Ajo ka shumë frikë për motrën e saj dhe motrat e burrit të saj. “Talebanët godasin gratë, ata godasin gazetarët, jeta e të gjithëve është në rrezik” tha ajo.

Advertisement

Shqipëria, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, nuk ngurroi të ngrinte dorën për të mirëpritur të evakuuarit afganë.

Për Edi Ramën, pritja e këtyre refugjatëve ishte e qartë në një vend me tradita pritëse: Shqipëria priti 500,000 kosovarë që iknin nga forcat serbe të Slobodan Millosheviçit në fund të viteve 1990, ndërsa komuniteti hebre ishte më i shumtë në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore se para.

Shqipëria është gjithashtu një vend eksodi. Që nga vitet 1990, më shumë se një milion shqiptarë kanë shkuar për të kërkuar një jetë më të mirë, në Itali, Gjermani, Greqi apo Shtetet e Bashkuara” thuhet në artikull.

Advertisement

Ne nuk jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë” tha Rama.

“Në kontrast me reagimet ndonjëherë armiqësore ndaj emigrantëve në vende të caktuara të Evropës Perëndimore, asnjë parti politike nuk kundërshton qeverinë dhe opinioni publik duket se ndan bujarinë e saj” shkruan “Tv5 Monde”.

Këta afganë “janë tanët, janë si familja ime“, tha Viktor Ndreu, shoferi i ambulancës i vënë në dispozicion kompleksit të hoteleve ku janë strehuar afganët.

Advertisement

Unë ndaj me ta dhimbjen e tyre por edhe gëzimin e jetesës së fëmijëve të tyre, më ndihmon të harroj mungesën e dy djemve të mi që janë larg, në emigracion” tha ai.

Në Shëngjin, në shezlongët në kufi me pishinën nën hijen e palmave, të evakuuarit i kanë sytë të gërshetuar në telefonat e tyre dhe informacioni më i vogël përhapet me shpejtësi. Lajmi se fillimi i vitit të ri shkollor do të ishte i gjinisë mashkullore në kolegjet dhe shkollat ​​e mesme afgane mbjell shqetësim.

Shumë e emocionuar, Lina Mommadi, një shkencëtare 36-vjeçare, tregon në celular fotografinë e një klase universitare ku studentët ndahen me një perde.

Advertisement

Motrat e mia kishin një punë dhe tani ata qëndrojnë në dhomën e tyre” tha e reja.

Me çdo telefonatë, ajo kërkon nga të afërmit e saj që të shohin fytyrat e tyre për të verifikuar që asgjë nuk u ka ndodhur. “Tensioni është i madh, pas çdo telefonate, unë qaj“.

Thirrjet e fëmijëve duke luajtur përfaqësojnë momente të rralla gëzimi. Të vegjlit vizatojnë dhe ngjyrosin fotografi nën syrin vigjilent të punonjësve socialë.

Advertisement

Kostot e akomodimit sigurohen nga OJQ -të amerikane. Shqipëria, një anëtare e NATO -s, gjithashtu siguron “të mbajë pjesën e saj të barrës“. Shumë presin përpunimin e kërkesave të tyre për vizë në Shtetet e Bashkuara, një proces që mund të zgjasë shumë muaj” vijon më tej shkrimi.

Qëllimi përfundimtar është që një ditë të jenë në gjendje të kthehen në një Afganistan të lirë”, siç thekson Elyas Naëandish.

Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u larguar. Ditën që lashë kolegët e mi, qava në publik“, vazhdon gazetari. Ai nuk është optimist, por ëndërron që “një ditë që të mund të kthehem në punë, për veten dhe njerëzit e mi“.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Published

on

By

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.

Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.

Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:

Advertisement

‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Published

on

By

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.

Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.

Advertisement

Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.

Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.

Advertisement
Continue Reading

Albania

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Published

on

By

Gjykata në Mechelen të Belgjikës ka shpallur fajtor për trafik droge një shqiptar 23-vjeçar. Dy muaj më parë, pas një ndjekjeje, ai u bllokua nga policia dhe në makinën e tij u gjetën pothuajse 5 kilogramë kokainë. I riu – që sipas tij vepronte për shkak të borxheve nga lojërat e fatit – nuk i mohoi faktet. “Por ju lutem, më lini të kthehem sa më shpejt në vendin tim,” kërkoi ai gjatë seancës gjyqësore.

Policia e kishte vënë re makinën e të riut në fillim të shtatorit 2024 gjatë një kontrolli në Mechelen. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi. Ndjekja zgjati shumë pak: disa metra më tutje, makina u bllokua.

“Kjo ndodhi sepse disa automjete kishin ndaluar në rrugë,” u tha në seancë.

Ajo që ra në sy ishte se xhami i pasmë i makinës ishte i hapur. Një qese blu, e vërejtur gjatë kontrollit, ishte zhdukur.

Advertisement

“Por u gjet shumë shpejt,” shpjegoi prokurori Bjorn Vervoort. “Në qesen plastike kishte pak më pak se 4.6 kilogramë kokainë.”

Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte mbi 230 mijë euro.

“Një sasi e tillë nuk u jepet tregtarëve të zakonshëm,” theksoi prokurori, duke sugjeruar se shqiptari nuk ishte një shitës i thjeshtë, por kishte mundësisht një rol të rëndësishëm në një rrjet më të madh trafiku.

Advertisement

“Edhe 600 eurot cash – në prerje prej 50 eurosh – si dhe dy telefonat celularë të gjetur në makinën e tij (një makinë me qira) mund të jenë prova shtesë,” shtoi prokurori.

Ai kërkoi një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.

“Kam ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim,” tha 23-vjeçari. “Me këto para doja të shlyeja borxhet e bixhozit, rreth 30.000 euro. Por këtu nuk gjeta punë.”

Advertisement

I riu deklaroi se kishte hyrë rastësisht në botën e drogës.

“Gjatë një daljeje nate në Bruksel,” pranoi ai. “Papritur më folën, më dhanë para dhe gjithë atë kokainë. Në këmbim, duhej ta shisja”.

Avokati i tij, Kilian Rabau, i kërkoi gjykatës të mos japë dënim efektiv me burg, por burg me kusht.

Advertisement

“Le të jetë një sinjal i fortë, por lejojeni të kthehet në vendin e tij,” tha ai.

Pas shqyrtimit, gjykatësja vendosi se faktet ishin të provuara dhe e dënoi të riun me 2 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Sports3 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports3 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota4 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK4 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports4 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova4 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania4 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota5 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania5 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 hours ago

Shpërthimi në Shkodër, OSHEE përgënjeshtron Policinë: Nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësve në pallat

Albania5 hours ago

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin. Kjo është rruga!

Kosova5 hours ago

“Kurti fitues pas muajsh bllokade politike”, BBC: Normalizimi i marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin në axhendën e qeverisë së re

Bota5 hours ago

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Kosova5 hours ago

Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, nis numërimi për kandidatët në 38 Qendra Komunale

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania5 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Sports3 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania20 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania20 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania21 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK19 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania5 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK9 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota13 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Kosova22 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

UK9 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

UK9 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Trending