Të kequshqyer dhe të mbushur me pickime insektesh, katër fëmijë indigjenë u shpëtuan të gjallë nga Amazona kolumbiane të premten pasdite, 40 ditë pasi avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua në xhungël.
Fëmijët u mbijetuan stuhive të forta në një nga pjesët më të rrezikshme të vendit, shtëpia e kafshëve grabitqare dhe grupeve të armatosura.
“Ata na kanë dhënë një shembull të mbijetesës që do të hyjë në histori,” tha presidenti kolumbian Gustavo Petro, duke e quajtur rastin një “Një gëzim për të gjithë vendin!”
Katër vëllezërit e motrat, të moshës 13, 9, 4 dhe një foshnjë 11 muajshe, ishin nga komuniteti indigjen Huitoto. Edhe pse të kequshqyer, asnjë nga fëmijët nuk ishte në gjendje të rëndë, përfshirë edhe fëmijën më të vogël, që e kaloi ditëlindjen e parë në xhungël.
Image
Mendohet se ata mbijetuan duke ngrënë kutitë me ushqime të hedhura në xhungël nga ekipi i kërkimit, por edukimi që morën nga gjyshja e tyre mund të ketë qenë gjithashtu jetik, tha John Moreno, një udhëheqës indigjen.
“Ky është një pyll i virgjër, i dendur dhe i rrezikshëm dhe ata do të kenë përdorur njohuritë që kanë marrë në komunitet, njohuritë e stërgjyshërve, për të mbijetuar,” tha ai për median lokale Cambio.
Avioni ku po udhëtonin u rrëzua më 1 maj për shkak të motit. Dy javë më vonë avioni u gjet në xhungël, së bashku me tre trupa të rriturish, përfshirë atë të nënës 33-vjeçare të fëmijëve. Por, asnjë shenjë nuk u zbulua për ta.