Mes shumë debatesh, Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin e vitit 2022

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas një muaji diskutime në komisionet parlamentare, Kuvendi këtë të enjte miratoi me 77 vota pro buxhetin e vitit 2022.

Propozimet e qeverisë për këtë buxhet dhe paketën fiskale kanë prodhuar jo pak debate.

Në seancën plenare të sotme, përballë vullnetit të mazhorancës kanë ardhur disa kërkesa për amendime nga ana e deputetëve.

Seanca plenare për miratimin nen për nen nisi me kundërshtitë e fermerëve. Të mbledhur para Parlamentit ata kërkuan që paketa fiskale të mos miratohet.

Për t’i dëgjuar shkoi vetë kryeministri Rama. Pas takimit fermerët thanë se ranë dakord me kreun e qeverise vetëm për t’u ulur në bisedime.

Propozimet për paketën fiskale të ish-zv/kryeministrit Erion Braçe nuk gjetën mbështetje as nga vetë socialistët në Kuvend.

Amendamentet e tij të dorëzuara me disa ndryshime në paketën fiskale, morën vetëm 10 vota pro. Mazhoranca ka pranuar vetëm amendimin e Taulant Ballës për shtimin e fondit prej 60 milionë lekësh për KPA-në.

Edhe propozimet e tjera të mbërritura nga Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho, Petrit Vasili nga LSI si edhe Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku nga PD u hodhën poshtë.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se me këtë paketë të prezantuar nga qeveria është goditur më i dobëti duke kërkuar të hiqet favorizimi TVSH-së për hotelet me 5 yje, pasi sipas tij mjafton favori që iu është bërë me lejimin e kazinove.

Share This Article