Mesazh nga BE: Mbyllni pa vonesa reformën zgjedhore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi ka patur një bisedë me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi tha se mirëpret vendimin e kryedemokratit për përfshirjen e opozitës në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Ai tha gjithashtu se është thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së për përfundimin e reformës pa vonesa të mëtejshme.

”Bisedova me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës.”

Takimi i rradhës i Këshillit Politik për reformën zgjedhore do të mbahet sot në orën 17:00.

Share This Article