Mesazh për myslimanët e Gjermanisë/ Presidenti Frank-Walter Steinmeier shtron iftar, përshëndetet nga klerikët myslimanë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pjesëmarrja e presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një iftar në Berlin, u konsiderua nga imami i xhamisë Wilmersdorf, Amir Aziz, si një sinjal i qartë mbështetje për myslimanët në vend.

Gjesti i kreut të shtetit erdhi në një kohë kur debati mbi diversitetin dhe integrimin është ndezur, por për imamin, përmes këtij gjesti Steinmeier i tregoi komunitetit musliman në Gjermani se janë pjesë e këtij vendi dhe e këtij kombi.

Vizita e Presidentit vjen në një periudhë kur, sipas organizatës monitoruese CLAIM, islamofobia është në rritje në Gjermani. Por edhe rritja e partisë së djathtë së skajshme, AfD, e njohur për qëndrimet e saj ndaj Islamit,  përbën shqetësim për organizatat që merren me dialogun ndërfetar. Ato kërkojnë që të ndërmerren hapa konkrete për të rritur tolerancën ndërfetare.”Le të tregojmë se respektojmë edhe rrugët e tjera të besimit dhe përfytyrimit për hyjnoren, përveç atyre që ndjekim vetë”, deklaroi Steinmeier teksa nënvizoi rëndësinë e respektit ndër fetar.

Vizita u zhvillua gjatë muajit të Ramazanit, një periudhë ku myslimanët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit.

Xhamia Wilmersdorf në Berlin është një nga xhamitë më të vjetra në Gjermani, dhe shënon këtë vit 100 vjet nga themelimi i saj.

Share This Article