ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 18 minutes ago
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës 24 minutes ago
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut 27 minutes ago
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit 28 minutes ago
Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve 34 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Mesazhet e Ballukut: Koncesioni Thumanë–Kashar, “dhurata e jetës” për Bashkim Ulajn

albnews by albnews
26 December, 2025
in Albania
0
Mesazhet e Ballukut: Koncesioni Thumanë–Kashar, “dhurata e jetës” për Bashkim Ulajn
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Biznesmeni Bashkim Ulaj është një nga klientët kryesorë të Ministrisë së Infrastrukturës, ku ka fituar tendera në vlera miliona euro.

Koncesioni i rrugës Thumanë–Kashar është ndër më të diskutuarit si korruptiv. Për herë të parë në dosjen ndaj Belinda Ballukut, SPAK nxjerr komunikime që lënë të nënkuptohet se koncesioni për rrugën në fjalë konsiderohet si “dhuratë e jetës” për biznesmenin Ulaj.

RelatedPosts

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve

Dosja hetimore

Në vijim të hetimit të këtij procedimi penal, nga këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “BlackBerry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetases Belinda Balluku dhe shtetasit Evis Berberi, si më poshtë:

Në datën 15.06.2021, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

“Isha me Bashkimin dje”.

Evis Berberi: “Si shkoi?”

Belinda Balluku: “Dhe i thashë kjo është sfida ime dhe e tij.”

Evis Berberi: “Po prandaj ndihej ndryshimi sot”.

Belinda Balluku: “Më tha që vinçi për trarët e urës vjen nesër ose pasnesër”.

Evis Berberi: “Erdhi dje, sot shkonte te ura, se prej andej po kthehem”.

Belinda Balluku: “Unë po i bëj nderin e jetës me Thumanë–Kasharin, ndaj ai do bëhet copë.

Do flasim pak, mund të bëhet shumë ushtar.

Është shumë i izoluar dhe i pashpresë, ndaj Agollin nuk e shiti kurrë dhe e bëri mbret”.

Evis Berberi: “Të vi sot të diskutojmë pak dhe për nesër në ora 9. S’ka se si ta shesë, kanë punuar gjatë”.

Belinda Balluku: “Se këta të tjerët janë të lidhur e të bërë gonxhe me njëri-tjetrin. Tregon karakter (po hajde, dërgohemi në 7.30, po marr…”,

(referohet mesazhit me tekst: “S’ka se si ta shesë, kanë punuar gjatë”).

Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok dhe çfarë kam përgatitur”.

Mesazhet e Ballukut: Koncesioni Thumanë–Kashar, “dhurata e

Prokuroria e Posaçme thotë se, në lidhje me bisedën e mësipërme, nga hetimi rezulton se bëhet fjalë për shtetasin Bashkim Ulaj, ortak i shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., e shpallur fituese në procedurën koncesionare “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”, me vlerë të parashikuar të projektit 245,750,755 (dyqind e dyzetë e pesë milion e shtatëqind e pesëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e pesë) euro, pasi rezulton se në datën 09.05.2022 është lidhur kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (Autoriteti Kontraktor) dhe shoqërive “Gener 2” sh.p.k. (Koncesionari) dhe “G2 Infra” sh.p.k. (Shoqëria koncesionare), me objekt “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

26 December, 2025
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

26 December, 2025
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

26 December, 2025
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result