Mesazhi befasues i Elton John që dëshiron të jetë i gdhendur në gurin e varrit të tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtari me famë botërore, Elton John, ka zbuluar mesazhin që dëshiron të jetë i gdhendur në gurin e varrit të tij.

Teksa u nderua nga TIME si “Ikona e Vitit”, këngëtari legjendar iu referua atësisë, duke theksuar se ky rol është më i rëndësishmi në jetën e tij.

Çfarë dëshiron të shkruajë varri i tij?

“Në gurin tim të varrit, gjithçka që dua të shkruhet është: “Ai ishte një baba i mrekullueshëm”, tha 77-vjeçari gjatë eventit në Nju Jork.

Më tej, këngëtari, kompozitori dhe muzikanti u shfaq në “Good Morning America” dhe foli për të njëjtat ndjenja për fëmijët e tij në një bisedë me Robin Roberts. Artisti ka dy fëmijë, Zachary 13-vjeçar dhe Elijah 11-vjeçar me bashkëshortin e tij producent filmash David Furnish.

“Trashëgimia ime është se kam qenë një bashkëshort i madh dhe një baba akoma më i mirë… Muzika, karriera është fantastike. Ishte tronditëse. Por gjëja më e rëndësishme për mua në jetën time është të sigurohem që fëmijët e mi të jenë të lumtur, që ata të kenë një jetë të mrekullueshme dhe se unë kam qenë i mirë me ta. Kjo është e gjitha që ka rëndësi”, tha ai.

Share This Article