Mesazhi i 85 vjeçares që doli për të votuar në Prishtinë: Kur ke dëshirë, ke edhe forcë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vështirë e ruante drejtpeshimin. Këmbët mezi e mbanin, kurse i gjithë trupi i dridhej nga mosha.

Pavarësisht barrës së viteve mbi supe, 85 vjeçarja Seniha Spahiu, thoshte se po ndihet mirë.

Ajo sot ka dalur për ta ushtruar të drejtën e saj kushtetuese, për të votuar në rundin e  dytë të zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës.

Së bashku me bashkëshortin e saj, që po e mbante për krahu, kishin ardhur me veturë në qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

E moshuara thotë se nga këto zgjedhje pret më mirë për nipërit, mbesat e stërnipërit e saj, por pse jo edhe për veten e saj.

“Çdo njeri pret diçka më mirë me u bë. E, unë posaçërisht që kam fëmijë e nipa kam edhe stërnip, pres mirë për ta, por edhe për mua, pse jo” , tha Senihaja.

Në pyetjen e Telegrafit se a kishe vështirësi për të dalë në votim, ajo dha një mesazh.

“Nuk kisha probleme ngadalë, ngadalë. Dëshirë kur ke, atëherë ke edhe forcë”, tha ajo.

Share This Article