Ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri Alexander Arvizu përshëndeti me anë të një video mesazhi të rinjtë e LRI Summer Camp 2020.
Në mesazhin dretjuar të rinjve ish ambasadori përcolli mesazhin se pa drejtësi nuk ka paqe
“Dua të dini që besoj shumë fort se jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi dhe gjithashtu besoj fort te shprehja NO JUSTICE – NO PEACE, pa drejtësi vërtet nuk mund të ketë paqe. Pra, janë kohë të veshtira sigurisht, por besoj me gjithe zemër se ne do punojmë për të ndrequr gjërat, dhe se gjithçka do te përmirësohen.
Ai u kërkoi të rinjve që të besojnë tek idealet e veta dhe të luftojnë për to sidomos në këto kohë të rrezikshme
“Mos harroni të luftoni për atë që ju besoni dhe mbi te gjitha kujdesuni për familjet tuaja, sidomos në këto kohë të rrezikshme.”