Mesazhi i ekstremistit grek që u ndalua në kufi, nesër ceremonia për Kacifasin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekstremisti grek që u ndalua në kufi, rreth orës 15:15 të pasdites së sotme, Babis Karathanos kishte shpërndarë edhe një mesazh në rrjetet sociale.

Pasi iu ndalua hyrja në Shqipëri, motivacioni i të cilit ende nuk dihet, Karathanos  kishte shkruar në Facebook se shqiptarët dhe në veçanti kryeministri Edi Rama, janë duke ndaluar grekët që të kalojnë kufirin. 
Sipas tij kjo është qesharake, ndërsa i kujtoi Ramës se grekët nuk luftojnë dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë.

Gazetarja e Ora News, Entiola Bundo tha se Karathanos ka pasur edhe një shkrim të shkurtër në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shkruar: “Shqipëria dhe Rama ndalon qytetarët grekë të kalojnë kufi, me justifikime qesharake dhe uroj të kem një takim të shpejtë me kryeministrin e Greqisë”. 

Karathanos edhe zyrtarë të tjerë i kujtojnë Shqipërisë kushtet e integrimit në BE, teksa shton se çdo ditë minoriteti terrorizohet.

Karathanos e ka mbyllur mesazhin e tij me një thënie ku thotë se “grekët nuk luftojnë, terrorizmi i Ramës nuk do të kalojë”.

Ditën e nesërme në fshatin Bularat pritet të mbahet ceremonia për Kostandin Kacifas, vrarë një vit më parë pas përplasjes me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt. 

Share This Article