Mesazhi i fortë i Dom Gjergj Metës në marshimin e banorëve të Rrëshenit kundër abuzimit të 15 vjeçares

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme janë lajmëruar për t’u mbajtur tubime dhe marshime në qytete të ndryshme të Shqipërisë për t’u sensibilizuar kundër abuzimit të 15 vjeçares në Lezhë nga 5 persona të të njëjtit fshat.

Banorë të Rrëshenit kanë organizuar një marshim, për t’u shprehur kundër aktit të rëndë të ndodhur ndaj të miturës dhe kanë bërë thirrje që qytetarët në të gjithë vendin të sensibilizohen dhe të ndalohen akte të tilla të cilat duhet të ndëshkohen maksimalisht.

I pranishëm në marshim ka qenë edhe Imzot Dom Gjergj Meta i cili tha se ky marshim ishte një lloj presioni ndaj shoqërisë që akte të tilla të mos ndodhin më.

“Jemi mbledhur për të ushtruar një lloj presioni tek të gjithë shoqëria qoftë këtu qoftë kudo në Shqipëri. Ne jemi këtu për t’u sensibilizuar në lidhje me rastin në fjalë që mos të përsëritet më në të ardhmen”– u shpreh Dom Gjergj Meta.

I pyetur nga gazetarja e Fax News, lidhur me mesazhin që ai do donte të jepte për të rinjtë shqiptarë ai u përgjigj: Mesazhi im është një fjalë: Respekt, respekt për tjetrin, respekt për personat më të dobët. Respekti është baza e gjithckaje.”

Share This Article