Në këtë ditë të rëndësishme, edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.
Ajo bën me dije se SHBA-ja është duke vëzhguar procesin zgjedhor, e ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre me votë. Një mesazh ka pasur edhe për autoritetet shqiptare, sipas së cilës, duhet të zbatojnë ligjin.
“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, thotë Kim.