Mesazhi i Lulzim Bashës ku motivon delegatët të marrin pjesë në Kuvend

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa na ndajnë 24 orë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka dërguar mesazh delegartëve të PD, ku iu kërkon të bashkohen ditën e nesërme, në orën 11:00, te Pallati i Kongreseve, duke theksuar se pjesëmarrja është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD është mbi interesin personal të cilitdo.

“I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar, nesër, e shtunë, datë 18 dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrja e secilit prej nesh është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga PD.

Share This Article