Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social një video të protestave në kryeqytetin e Bjellorusisë. Pavarësisht se nuk e përmend drejtpërdrejt, një mesazh Meta e ka për kryeministrin Rama, duke thënë se fundi i autokratëve do të jetë njësoj kur populli flet vetë me zërin e tij.
STATUSI:
Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon!
Në Minsk dhe kudo qoftë!
Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!